• |
ide | kryesore

Di Maria nuk kënaqet me golat. E ironizon keq Barçën (video)

Arkiva, Sport
Capture.PNG


Di Maria thotë se e kupton shumë mirë dhimbjen e Barcelonës.

Paris Saint Germain e ka turpëruar Barcelonën në Parc des Princes, duke e mposhtur 4;0. Në këtë ndeshje shkëlqeu ish ylli i Real Madridit, Angel Di Maria, i cili realizoi dy gola të bukur. Pas ndeshjes, Di Maria tha se i kupton shumë mirë miqtë se si ndihen, pasi të njëjtën gjë e kishte përjetuar te Reali në vitin 2010, kur Barça kishte shkatërruar ekipin e Jose Mourinhos në atë kohë, duke e mposhtur me rezultat 5:0.

“Barcelona largohet nga këtu e zhgënjyer, ashtu si unë kur isha te Real Madridi në vitin 2010 kur pësuam humbje me rezultat 5:0. Kështu që i kuptoj shumë mirë si ndihen ata”, deklaroi Di Maria.