• |
ide | kryesore

Trump pret kryeministrin izraelit Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

Arkiva, Planet
turmp netanjahu.JPG


Presidenti i SHBA-ve Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. 

Në pritje për të marrë detyrën si President, Trump u vendos në krah të Izraelit në përplasjen që patën shtetet në OKB gjatë votimit të rezolutës për lejimin e blloqeve të ndërtimit të Izraelit në kufi me Palestinën. 

Obama ende në detyrë abstenoi në votim, duke u kthyer papritur kundër Izraelit, qëndrim që solli edhe një reagim të ashpër nga Izraeli. 

Benjamin Netanjahu është lideri i katërt i huaj që pritet nga Presidenti Trump. 

Netanjahu dhe bashkëshortja e tij u pritën nga Donald dhe Melania Trump. Dy drejtuesit do të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi të shumëpritur, në një kohë kur ekzekutivi amerikan ka ngritur dyshime për mbështetjen për zgjidhjen “dy shtete” me palestinezët.