• |
ide | kryesore

Blushi sulmon Blendi Klosin

I pakategorizuar
klos.jpg


Duke folur për atë që po ndodh në Durrës ku Vangjush Dako po varros 2 milionë euro histori duke ngritur velierën që kushton 4 milionë euro (atë Velierë për të cilën Lubonja e etiketoi Ramën si një “narciz malinj”) Ben Blushi nuk ka kursyer as Blendi Klosin nga vendi i tij prapa foltores. 

Ai i ka folur me përçmim ish mikut të tij duke e quajtur si rrogtar të Gjushit. “Pusho ti parazit, që s’di të bësh asnjë punë, ti shko merr lekë 1 milionë lekë në fund të muajjit tek Gjushi” i ka thënë ai Klosit.

Pasi e ka përsëritur këtë fabul disa herë, Blushi i ka kërkuar falje qytetarëve që njerëz si Klosi i ka afruar në PS. “Të gjeta në vitin 1996 duke mbajtur në duar letrat e Aleksandër Meksit në kryeministri, i mbaje erë plehrave të tij” i tha atij Blushi.

Çudi në këtë shpërthim të liderit të LIBRA-s bëri fakti se megjithëse Blushi e sulmoi keqaz, Blendi Klosi nuk iu kundërpërgjigj duke bërë vetëm në heshtje “mbrojtësin e Vangjush Dakos”. (Lapsi.al)