• |
ide | kryesore

Vrasja e vëllait të diktatorit korean, arrestohet në Malajzi një prej grave që e helmuan

Arkiva, Planet
kim-jong-780x439.jpg


Një tjetër grua është arrestuar në Malajzi në lidhje me vdekjen e Kim Jong-nam, vëllait të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un. Kim vdiq të hënën, pasi dyshohet se është helmuar, ndërsa ishte duke pritur për të udhëtuar në Kuala Lumpur.

Autorja e dyshuar e këtij krimi po udhëtonte me një pasaporte indoneziane, bënë të ditur autoritetet. Policia thotë se ka përfunduar ekspertiza, edhe pse rezultatet ende nuk janë bërë publike.
Ndërkohë një grua, e cila u arrestua të mërkurën teksa po udhëtonte me pasaportë vietnameze, pritet të paraqitet në gjykatë, shkruan BBC.

Dje mediat ndërkombëtare thanë se dy autoret e vrasjes së vëllait të diktatorit koreano-verior ishin vrarë.
Inspektori i përgjithshëm i policisë në Malajzi, Sri Khalid Bin Abu Bakar, tha se gruaja e dytë u ndalua të enjten për vdekjen e një mashkulli korean.

Malajzia ende nuk ka dale në një deklaratë për të konfirmuar nëse viktima është vërtet vëllai i liderit të Koresë së Veriut, por autoritetet në Korenë e Jugut shprehen të sigurta se bëhet fjalë për Kim Jong Nam.