• |
ide | kryesore

Sulm me bombë në Turqi, humb jetën një 3-vjeçar 

Arkiva, Planet
turkey.png


 

Një fëmijë është vrarë dhe të paktën 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm me bombë në Turqi.

Shpërthimi kishte për synim të godiste gjykatësit dhe prokurorët në Viransehir, në provincën Sanliurfa pranë kufirit me Sirinë. Sipas kryebashkiakut të provincës një fëmijë 3-vjeçar ka mbetur i vdekur.

Kjo provincë duket se është vazhdimisht nën shënjestrën e grupimeve terroriste. Në Majin e vitit  të kaluar 4 policia qëlloi 4 persona për vdekje, të cilët dyshoheshin se po përgatisnin sulm ndaj një ndërtese qeveritare.