• |
ide | kryesore

Trump sulm tjetër ndaj emigrantëve? 100 mijë trupa mobilizohen për kontrolle 

Arkiva, Planet
army.jpg


Teksa kundërshtitë ndaj politikave anti-emigrantë të Presidentit Trump janë në ngritje e sipër, Donald duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga premtimet që ka dhënë, të paktën sipas “Associated Press”.

Agjencia e lajmeve raportoi ditën e sotme se Trump ka mobilizuar 100 mijë trupa të Gardës Kombëtare për të kontrolluar banorët e paligjshëm në vend.

Sipas “AP”, kështu do të një kontroll i rreptë ndaj emigrantëve. Ende nuk ka një reagim nga vetë Donald Trump, apo një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë për një vendim të tillë.

Ajo që dihet është se ditën e sotme Trump po kërkonte kalimin e një resolute të re mbi emigracionin pasi u pezullua më parë nga një urdhër gjykate që pezullonte ndalimin e emigrantëve dhe udhëtimin e njerëzve nga 7 vende myslimanë për në SHBA.