• |
ide | kryesore

E pabesueshme në Angli/ Nja skuadër amatore eliminon ekipin e Premierleague nga FA Cup (VIDEO)

Arkiva, Sport
Linkolni-elimi-non-Bernlein-490x312.jpg


E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot në Angli. Bërnlei, skuadra që renditet e 12-ta në Premier Ligë, është eliminuar në FA Cup nga Linkolni që militon në ligën e pestë. Të zotët e shtëpisë u shtangën nga goli i qendërmbrojtësit Shon Raget një minutë para fundit të kohës së rregullt. Hera e fundit që një skuadër gjysmëprofesioniste ishte kualifikuar në çerekfinale të FA Cup-it ka qenë para 103 vitesh. Kurse rekordin e një ekipi të tillë që ka shkuar më larg në këtë garë e mban Suindon Tauni, i cili në sezonin 1911-1912 shkonte deri në gjysmëfinale.