• |
ide | kryesore

FOTO/ Ultrasit e Tiranës zbulojnë çfarë do të bëjnë ditën e derbit

Arkiva, Sport
tirona-fanatics1-470x264.jpg


Tifogrupi ultras i Tiranës, “Tirona Fanatics”, ka filluar organizimin për derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, që do të zhvillohet ditën e hënë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Megjithatë organizimi nuk po bëhet për në stadium, pasi ata e kanë shpallur prej kohësh bojkotin e tyre ndaj skuadrës. Sipas një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ultrasit bardheblu do të mblidhen për ta ndjekur ndeshjen në lagjen që i simbolizon, “Xhamlliku”. Grumbullimi do të fillojë në orën 16:30.

Njoftimi i plotë i “Tirona Fanatics”

tirona fanatics fb

“Eshte koha te tregojme forcen!

Te henen ne oren 16:30, mblidhemi ne “Xhomllik”. Ftojme te gjithe tifozet bardh e blu te na bashkohen.

NE JEMI TIRONA

Me vone detajet per organizimin.”