• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ronaldo tallet me Kasemiron: Bëre një gol dhe të duket vetja i madh

Arkiva, Sport
ronaldo-kasemiro-470x262.jpg


Goli mjaft i bukur i Kasemiros ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve që vulosi fitoren 3-1 të Realit tërhoqi shumë vëmendje, madje edhe në stërvitjet e madrilenëve vazhdon të flitet për të. Gjatë një seance stërvitore kur po kryhej ushtrimi me futbollistët e vendosur në rreth dhe me dy që rrinë në mes, Ronaldo i bllokon topin e pasuar Kasemiros duke dalë nga mesi dhe duke detyruar brazilianin të futet aty sipas rregullit të ushtrimit. Në këtë moment Kasemiro tenton t’i japë dorën portugezit për ta përgëzuar, por ky i fundit i largohet duke bërë një shaka disi ironizuese teksa i thotë “Shënove një gol dhe të duket vetja i madh”./panorama/