• |
ide | kryesore

FOTO/ Tifozët e Partizanit me koreografi të kopjuar

Arkiva, Sport
partizani21-470x260.jpg


Derbi i Tiranës kishte vetëm një fitues në tribuna, ku të shumtë në numër dhe të përgatitur për ndeshjen ishin vetëm mbështetësit e Partizanit. Këta të fundit shpalosën një koreografi të veçantë në fillimin e ndeshjes.

Por faqja “Tifozët e Shqipes” në Facebook, që i kushtohet vetëm ultrasve, ka sqaruar se kjo koreografi nuk ishte një shpikje e “Ultras Guerrils” por një kopje.

“Për sa i përket koreografisë, ishte një koreografi e punuar mjaft mirë dhe e shpalosur mirë në tribunë. Problemi vazhdon të qëndrojë tek kreativiteti, i cili fatkeqësisht shpeshherë mungon në tribunat tona, pasi siç e pamë, koreografia e sotme ishte e kopjuar nga Ultras Symmachiarii (Real Oviedo)”, shpjegohej në këtë faqe.

derbi ultras