• |
ide | kryesore

Mike Pence paralajmëron NATO-n të rrisë shpenzimet në mbrojtje 

Arkiva, Planet
pensi.JPG


Zv.Presidenti amerikan Mike Pence ka paralajmëruar vendet anëtare të NATO-s që të respektojnë objektivat e shpenzimeve për mbrojtjen.

Nga Brukseli, Pence tha se populli amerikan mund të humbasë durimin me anëtarët e NATO-s, nëse ata nuk e ndajnë barrën e mbrojtjes.

Megjithatë, ai siguroi liderët europianë se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe partneritet me Bashkimin Evropian.

Donald Trump ka shprehur kritikat e tij ndaj organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë NATO-n, një aleancë të mbrojtjes e cila u formua fillimisht për të siguruar mbrojtje nga kërcënimet ushtarake drejtuar Europës nga Bashkimi Sovjetik.

Trump ka përshkruar NATO-n si “të vjetëruar”, dhe kritikoi anëtarët të cilët dështojnë për të përmbushur objektivin e shpenzimeve 2% të GDP-së së tyre në mbrojtje.