• |
ide | kryesore

Studim: Të dëgjosh muzikë, njësoj si të bësh seks apo të drogohesh!

Arkiva, Planet
iStock_000036450854_happy music.jpg


Një grup studiuesish nga universiteti “McGill” në Montreal të Kanadasë ka zbuluar se kënaqësia e marrë nga dëgjimi i muzikës është ngushtësisht e lidhur me të njëjtin qark kimik e cerebral nga i cili buron kënaqësia seksuale, ajo nga ushqimi si dhe ndjesitë e marra nga drogat.

Për të zbuluar këtë gjë, ata kanë kryer një eksperiment në 2 faza.

“Rezultatet ishin ato që kishim parashikuar, ama përshtypjet që pjesëmarrësit na treguan pas eksperimentit ishin të mrekullueshme”, – shprehet autori i studimit.

Ndër frazat e përmendura nga studiuesi veçojmë: “E di që kjo është kënga ime e preferuar, por efekti që më jep nuk është ai i zakonshmi”. Para se t’i nënshtroheshin eksperimentit, të gjithë vullnetarëve u është vëzhguar gjaku për të verifikuar prezencën ose jo të produkteve farmaceutike apo të drogave të cilat mund të influenconin efektet e naltreksonit që ishte përbërës kyç i eksperimentit.