• |
ide | kryesore

E bujshme/ Leicester City shkarkon trajnerin Ranieri

Arkiva, Sport
jnnhpsfoloe6qbzkzpyy.jpg


Leicester City shkarkon nga detyra trajnerin Claudio Ranieri vetëm 9 muaj pasi ai e udhëhoqi ekipin në një fitore të pabesueshme të titullit të Premier League. “Dhelprat” tashmë ndodhen në zonën e rënies nga kategoria kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje. Me një deklaratë të shkurtër zyrtare të klubit thuhet se: “Bordi e ndien se ndryshimi i drejtimit ndërsa na duhet të marrim një vendim të dhimbshëm por të duhurin dhe në interes të klubit” – thuhet në deklaratë. 65-vjeçari Ranieri e fitoi titullin kur shanset ishin 5 mijë me 1 në nisje të aktivitetit./lapsi.al/