• |
ide | kryesore

Fuga kundër Lubonjës për distancimin nga protesta: Gazetaria nuk është çertifikatë virgjërie!

I pakategorizuar
Desktop7.jpg


Në shkrimin e tij të fundit, publicisti Fatos Lubonja i del në krah opozitës, madje e inkurajon protestën përballë kryeministrisë, por thotë se nuk do të bëhet pjesë e saj. Përvoja na ka treguar tashmë më se një herë, deri në dëshpërim, se çështje të drejta në këtë vendin tonë janë kalëruar për qëllime të mbrapshta nga njerëz të mbrapshtë” shkruan Lubonja duke nxjerrë në pah dyshimin dhe frikën se prania në çadër do të keqpërdoret. Pak ditë më pas, profesor Artan Fuga e sulmon për distancën nga protesta, duke marrë në shembull transferimin e emisionit Opinion brenda në çadrën e protestës.

I keni parë sesi gazetarët e tjerë, të shkretët, nuk i qasen dot asaj zone sikur atje të ishin të mbyllur të sëmurë me:

kolera,

lebrozë,

me murtajë,

me linë e dhenve,

me botkin e sëmundje të tjera ngjitëse?

Gazetarët sillen rrotull Cadrës për Liri Politike sepse kanë frikë të hyjnë brenda, dhe bëjnë analistin vërdallë Cadrës, kurse analistët bëjnë propagandë të paguar cash ose troc rreth gazetarëve nëpër studio.

Ka edhe gazetarë dhe gazetare që kujtojnë se merita e gazetarisë është çertifikatë virgjërie! Hajde të të shoh pak! Edhe ti i virgjër qenke! Nuk qenke përzjerë me njerëz me lepra, murtajë, kolerë dhe me AIDS!

Unë e di mirë që gazetarët digjen për të shkuar dhe raportuar lajmet që andej.

Por, nuk i lënë” shkruan Fuga duke sulmuar të gjithë ata gazetarë që i qëndrojnë larg protestës së opozitës.

Mbetet shembulli i Blendi Fevziut, që sipas Fugës pati meritën të raportojë nga vendi i ngjarjes.

“Merita e Blendi Fevziut është se tregoi se ku është vendi sot nga duhet raportuar!

Atje, ku ndodh ngjarja!

Unë e di se nuk ka gazetar që i thotë vetes se ka dinjitet profesional që të mos dojë të raportojë që andej.

Po censura e ka zënë për fyti median shqiptare?

E turpëron gazetarin para gruas, fëmijës, prindërve të tij!

E mo langaraq, e mo legen, duket sikur i thonë, po bën gjoja gazetari, hë! (Dhe gazetari i shkretë, i pafaj, nuk di ku ta fusi kokën.)

Eshtë tmerr kur të përbuz gruaja si i paburrë! Sidomos kur nuk ke faj!

Njësoj si një mjek mos shkonte te i sëmuri, sikur berberi të mos pranonte të qethte, bariu të mos ushqente qingjat!

Cfarë turpi!” shkruan Fuga.