• |
ide | kryesore

Topalli ngre pikpyetjen: A vlen Basha për kryetar partie? (Video)

I pakategorizuar
Capture.PNG


Jozefina Topalli i ka qëndruar edhe të enjten në mbrëmje qëndrimeve të saj koherente se ende Lulzim basha nuk e ka fituar staturën e një lideri të vërtetë. Gjatë debatit me analistët në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit u shqyrtua edhe raporti i Berishës me pasardhësin e tij dhe mbi të gjitha rasti i humbur nga Basha për të kërkuar falje për gabimet e qeverisjes së PD (ashtu siç ka bërë Berisha për veten në 2005, apo Rama për Nanon pasi mori kryesimin e PS). Dhe ndërsa po trysnohej nga gazetarët se basha e humbi rastin për të bërë “Mea colpa-n” e tij, Jozefina Topalli u përgjigj pa pikën e hezitimit: “Nëse mua më bëhet pengesë një deputet i thjeshtë, qoftë ky edhe ish kryetari i partisë, për të bërë “Mea Colpa” atëherë unë nuk jam për kryetar partie” tha Topalli. Pas kësaj deklarate të fortë reagoi menjëherë Fatos Lubonja i cili tha se kjo qe një goditje e fortë kundër Lulzim Bashës. (Lapsi.al)