• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dedikimi që Mourinho bëri për Ranierin para gazetarëve

Arkiva, Sport
mou_1487946591-4717641.jpg


Jose Mourinho është shfaqur në konferencën për media me iniciale të Claudio Ranierit në fanellën e Manchester United
Duket se Jose Mourinho e ka përjetuar më së rëndë shkarkimin e Claudio Ranierit nga Leicester City, pasi kjo ia kujton shkarkimin e tij nga Chelsea, vetëm pak muaj pasi i bëri kampion Blutë e Londrës, ashtu si Ranieri Leicesterin, shkruan Gazeta Express.
Ai është shfaqur në konferencën për media me iniciale të trajnerit italian në fanellën e Manchester United, në shenj mbështetje pas shkarkimit nga skuadra me të cilën shkroi histori.
Leicester City gjendet vetëm një pikë larg zonës së rrezikshme dhe do ta ketë shumë të vështirë mbijetesën, kjo bëri që drejtuesit e klubit të heqin dorë nga njeriu që i bëri kampion dhe shkroi emrin e klubit të tyre në librat e historisë të kësaj lige. /Express/