• |
ide | kryesore

Berat Buzhala: Rama duhet rrëzuar. Meta t’i heqë stolin e Kryeministrit

I pakategorizuar
berat buzhala edi rama.JPG



Gazetari Berat Buzhala thotë se Edi Rama duhet të rrëzohet patjetër nga pushteti, ndërsa i bën thirrje Ilir Metës që të mos e mbështesë më këtë qeveri. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Buzhala thotë ndër të tjera se Rama e ka marrë peng Shqipërinë.

“Edi Rama e ka kidnapuar Shqipërinë. Ai sillet me Shqipërinë sikur sillet një fëmijë me lodrën e tij. Njëherë e përqafon, e njëherë tjetër e hedh nga ballkoni. Pra, nuk duhet të ekzistojë asnjë dilemë që Meta duhet t’i heq stolin Ramës. Për më tepër duhet ta denoncojë atë. Rama është/ishte një kryeministër avanturier dhe i papërgjegjshëm. Në planin e brendshëm e shndërroi vendin në plantacion të drogës, kurse në planin e jashtëm ishte edhe më skandaloz. E shpalli mik personal Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vucic, u bë kumbar i diktatorit në ardhje të Turqisë, Recep Taip Erdogan dhe e fundit, jo për nga rëndësia, per teke personale, i rrezikoi raportet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dal hapur kundër Presidentit Trump. Rama do të mbahet në mend si Kryeministri më hipokrit në historinë e Shqipërisë. Thoshte në CNN se nuk e duronte Trumpin, për arsye parimore, gjoja që, sipas tij, Trump është nën nivelin e tolerancës së tij, kurse i futet në gji Erdoganit, që tashmë ka arrestuar secilën zë kritik. Kjo nuk do koment. Pra, Meta e ka obligim që të ngritët kundër tij. Meta për më tepër duhet të bëjë të qartë që në asnjë rrethanë nuk do të përkrah më, as pas zgjedhjeve të ardhshme, Ramën për kryeministër të Shqipërisë”, thotë Buzhala.

I pyetur se cila parti do të dalë e para pas mbajtjes së zgjedhjeve, Buzhala thotë se kjo nuk është e rëndësishme. Sipas tij, për Shqipërinë, e edhe për shqiptarët, është e rëndësishme që Rama mos të jetë më kryeministër.

“Rama duhet të izolohet prej të gjithëve. Prej shoqërisë civile, prej mediave dhe prej opozitës. Duhet të hiqet frika. Vetëm atëherë mund të paramendohen zgjedhje të lira”, thotë Buzhala.

/LAPSI.AL/