• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bayern i shënon 8 gola Hamburgut, Mavraj shkakton penallti

Arkiva, Sport
mavb_1488043330-1401638.jpg


Trajneri italian Carlo Ancelotti e ka festuar me spektakël ndeshjen e njëmijtë në karrierë si trajner.

Skuadra e tij Bayern Munich shkatërroi Hamburgun në Alianz Arena duke e mposhtur me rezultatin e thellë 8-0.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë për Hamburgun luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili bëri paraqitje për t’u harruar.

Ai shkaktoi penallti në golin e dytë.

Mavraj u vlerësua me notën 5 për paraqitjen e tij në këtë takim e cila ishte më e ulëta për Hamburgun.