• |
ide | kryesore

Erdogan: Standart i dyfishtë i mediave për ngjarjet e viteve të fundit në Turqi 

Arkiva, Planet
erdogani.jpg


 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në ceremoninë hapëse të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Stanboll, ka thënë se tentimi i mediave ndërkombëtare për t’i përshkruar terroristët si heronj dhe për t’i injoruar viktimat e tyre është pjesë e një plani të lig kundër popullit dhe qeverisë së Turqisë.

“Standardi i dyfishtë që mediat ndërkombëtare e përdorin në mbulimin e incidenteve që na kanë ndodhur viteve të fundit është i njohur,” ka thënë Erdogan në ceremoninë hapëse të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Stanboll, tema e së cilit për këtë vit është “Tentim puçi i dështuar i Korrikut 2016”.

Duke thënë se bota i mbylli sytë para fitores madhështore të Turqisë ndaj puçit, Erdogani po ashtu theksoi se është e rëndësishme që tregimi i ngjarjes që ndodhi natën e 15 Korrikut të bëhet vazhdimisht përmes literaturës dhe artit.

Të paktën 248 persona u vranë dhe 2.200 u lënduan në puçin e 15 Korrikut, për të cilin Ankaraja e fajëson klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen.