• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni golin e parë të Hykës në SHBA

Arkiva, Sport
sjm-quakes-0226-470x313.jpg


Jahmir Hykës nuk i është dashur shumë kohë për të treguar vlerat e tij në fushën e lojës për San Hoze. Mesfushori i cili iu bashkua skuadrës amerikane vetëm javën e kaluar, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën me numrin 10, në miqësoren e fituar me rezultatin 4-1 ndaj Sakramento FC. Mesfushori u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe përveç aksioneve të shpejta që krijoi për shokët e ekipit, ai tregoi edhe qetësinë para portës kundërshtare në minutën e 79-të duke finalizuar me saktësi.