• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni supergolin e Sadikut këtë të diel në Zvicër

Arkiva, Sport
7bqd-470x314.jpg


Armando Sadiku është kthyer brenda pak javësh në liderin e Luganos dhe po gjen me rregullsi rrjetën për të larguar sa më shpejt skuadrën e drejtuar nga Paolo Tramexani nga zona “e ftohtë” e klasifikimit. Të dielën Sadiku ka shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj St. Galen. Ishte një gol mjeshtëror nga sulmuesi, i cili u rrotullua në hyrje të zonës kundërshtare duke lëshuar një gjuajtje të pakapshme me të majtën që rezultoi vendimtare për fatin e ndeshjes.