• |
ide | kryesore

Fiorentina-Torino/ Zhgënjen Ajeti, Mihajloviç e nxjerr nga fusha (VIDEO)

Arkiva, Sport
ertgrth.jpg


Arlind Ajeti u rikthye titullar në ndeshjen e skuadrës së tij Torino në përballjen me Fiorentinën. Qendërmbrojtësi shqiptar e kishte këtë një “shans të fundit” pas paraqitjeve zhgënjyese në dy ndeshjet e fundit. Por shtatlarti u largua nga fusha në nisje të pjesës së dytë  për shkak të gabimeve të bëra në repartin e mbrojtjes. Mediat italiane e kanë “masakruar” me komente negative shqiptarin duke i vënë një notë 5.

“Pas paraqitjes së dobët në ndeshjet me Empolin dhe Peskarën ai u kthye titullar. Shëmtia mbeti e njëjtë. Në minutën e 15-të një pasim mjaft i dobët gati sa nuk bëri që të Kalinic të shënojë, por u ndal vetëm pas pritjes së portierit Hart. Një gabim që një lojtar i Serie A nuk duhet ta bëjë. U gjend shpesh herë jo në pozicion dhe Mihajlovic e nxjerr jashtë në pushim duke preferuar të vërë në qendër të mbrojtjes Rossettinim që nuk luante prej një muaji” – shkruan Toronews, një portal pranë skuadrës së Torinos. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2. /lapsi.al/