• |
ide | kryesore

Vrasja e vëllait të liderit suprem, BE shton sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Arkiva, Planet
kim jongu.jpeg


Ditën e sotme BE miratoi sanksione të reja shtesë kundër Koresë së Veriut, pas vrasjes në aeroportin e Kuala Lumpur të Kim Jong-Nam, gjysëm-vëllait të liderit komunist Kim Jong-Un.

Masat e reja përfshijnë shtrëngime në transaksionet e karbonit, hekurit dhe mineralin e tij që vjen nga Koreja e Veriut. Këto sanksione, që ndryshojnë rezolutën e Kombeve të Bashkuara të Nëntorit 2016 përfshijnë edhe ndalimin e importeve të bakrit, nikelit, argjendit zinkut, helikopterëve dhe anijeve që vijnë nga Koreja e Veriut.