• |
ide | kryesore

Xhorxh W. Bush kundër Trump për mediat: Domosdoshmëri në demokraci 

Arkiva, Planet
trump_bush-620x412.jpg


Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh w. Bush, e cilësoi median si një aktor të pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike. Duke ju referuar Presidentit Trump, sipas të cilit në SHBA ka media të cilat janë “armike të popullit”, moderatori i NBC News i ka shtruar pyetjen nëse së kohën kur ai ishte President, a e shihte median si të tillë.

Bush është përgjigjur se media influencon që politikanët të qëndrojnë brenda linjave, pasi pushteti të tërheq dhe mund të të bëjë abuzues, e këtu media duhet t’i ekspozojë këta politikanë.

Kjo deklaratë e ish-Presidentit Bush vjen në një kohë kur mediat amerikane dhe Trump po kalojnë një periudhë të vështirë.