• |
ide | kryesore

“Tradhtarët” e Leicester nën akuzë: “Ku ishit më parë?”

Arkiva, Sport
C5vnmfpWcAABoJk.jpg


“Nuk kisha parë kurrë më parë një ndeshje ku të dyja skuadrat duhet të fshiheshin nga turpi”. Janë fjalë të Jamie Carragher i famshëm në mbrojtjen e “The Reds” dhe që tashmë bën rolin e komentatorit televiziv. Ish-mbrojtësi godet në këtë mënyrë Leicester City dhe Liverpool pas një rezultati të papritur 3-1 të ish-skuadrës së Ranierit në ndeshjen e fundit të javës në Premier League. Dhe nëse për ish-skuadrën e tij ai thotë se pa një mos-ekzistencë në fushë, për kampionët në fuqi të Anglisë akuzat janë edhe më të rënda. Në shënjestër është ndryshimi si me “dorë” i regjistrit të lojtarëve pas largimit të trajnerit Ranieri. Më parë ajo ishte një skuadër e ngadaltë, gati e destinuar për të rënë nga kategoria ndërsa tani del në fushë e zgjuar duke u kthyer në një makinë golash dhe fitoresh që një vit më parë e bënë që të fitonte kampionatin. Është e qartë se ishin një grup lojtarësh tashmë të etiketuar si tradhtarë që kanë shkuar te pronari dhe të kërkojnë “kokën e Ranierit”. Ishin të njëjtët më të spikaturit në fitoren e së hënës në mbrëmje.

Komentet

Carragher është sigurisht nga më maturit në komente nga pjesa tjetër e komentatorëve. Gary Lineker ironizoi Leicesterin “e rigjetur” dhe apeloi që Ranieri të ftohej në stadium (megjithëse tifozët e bënë të tyren duke vendosur maska të ish-trajnerit në fytyrë). Gary Neville është edhe më direkt. “Tekniku i ri, Shakespeare nuk ka lidhje. Ai nuk ka shkopin magjik. Janë lojtarët ata që kanë vendosur të ndryshojnë hapin.”. “Daily Mirror” shkruan edhe më keq: “Përse nuk e keni bërë më parë një gjë të tillë?”.  “The Sun” dhe “Daily Mail” pyesin: “Dhelpra ku ishit më parë?” ndërsa titulli i “Independent” është: “Si në kohët e shkuara”. “E kush ia ka nevojën Ranierit?” shkruan “Telegraph” një nga të paktat gazeta të mëdha që përpiqet të justifikojë shkarkimin e Ranierit duke vlerësuar lëvizjen taktike të skuadrës me largimin e blerjes zhgënjyese të Musa dhe afrimin te titullarët të Okazaki me një modul 4-4-2 më i thjështë dhe më direkt për karakteristikat e lojtarëve.

Reagim krenarie?

Ndërkohë tradhtarët, nga Vardy autor i një dopiete te Drinkwater që vuri firmën te goli i dytë hidhen sërish shigjeta se luajtën kundër Ranierit. Ka edhe nga ato komente se lojtarët bënë një ndeshje krenarie pas akuzave të bëra për të treguar sa vlejnë. Ka të tjera komente që akuzojnë trajnerin e Liverpool, Klopp për zgjedhjet e gabuara në mbrojtje duke ua bërë më të lehtë “dhelprave”.

Leicesteri i vërtetë

Të shtunën që vjen, me më pak drita mbi emrin e Ranierit do të vijë sfida përballë Hull City. Kjo është një përballje direkte për qëndrimin në Premier League. Atë ditë do të sqarohet më qartë se cili është Leicester City i vërtetë. /përktheu lapsi.al/