• |
ide | kryesore

VIDEO/ Juventus fiton ndaj Napolit, Higuain shënon, por nuk feston

Arkiva, Sport
juvee_1488318521-9619507.jpg


Juventusi fitoi 3-1 betejën e parë ndaj Napolit në Kupën e Italisë. Torinezët përmbysën rezultatin 0-1 dhe tani shkojnë në “San Paolo” me një rezultat shumë pozitiv. Golat për Juventusin i shënuan Paulo Dybala (47’ e 69’) që të dyja nga penalltia si dhe Gonzalo Higuain 64’, i cili nuk festoi për golin ndaj ish-skuadrës së tij. Golin e vetëm për Napolin e shënoi Jose Maria Callejon (36’). Ndeshja kthyese gjysmëfinale në Kupën e Italisë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet me 5 prill në “San Paolo”.