• |
ide | kryesore

A duhet besuar Berisha për “skandalet seksuale” të ministrave?

I pakategorizuar
510614050_o (1).jpg



Sali Berisha mori përsipër të përmendë emrat e disa ministrave të përfolur në për përfshirjen në “skandale seksuale”, pak ditë më parë.

Përmendi Mimi Kodhelin si “femër striptease” në Greqi, Ditmir Bushatin si klient i shtëpive publike në Brazil, ndërsa për Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin dhe Ilir Beqen tha se “Tirana dhe Saranda gumëzhijnë deri dhe me baste ne klube dhe kafene” se ato janë ministrat e filmuar nga Eskobari (Klemend Balili) në hotelin Santa Quaranta.

Reagimet e shumta në rrjetet sociale për vërtetësinë e akuzave të Berishës, e kanë detyruar t’i rikthehet edhe njëherë kësaj teme, për një sqarim.

Fillimisht Berisha bën të qartë se nuk ishte ai burimi i lajmit. Në rastin e Mimi Kodhelit, kanë qenë portalet greke, në rastin e Ditmir Bushatit përsëri i referohet portaleve të huaja, për ministrat e tjerë ishte Ylli Manjani, që tha se ato kanë fjetur me dashnoret në hotelin Santa Quaranta. Për këtë, ish Ministri i Drejtësisë iu referua materialeve të shërbimeve sekrete të huaja, por pa përmendur asnjë emër.

Në dallim me Manjanin, Berisha përzgjodhi tre emra, që sipas tij mund të jenë filmuar në skena erotike tek Santa Quaranta, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe Ilir Beqja.

Në rastin e “skandaleve seksuale të ministrave shqiptarë”, Berisha thotë se merr përsipër t’i ripublikojë lajmet në profilin e tij në Facebook, sepse ato kanë dalë nga media dhe sepse nuk ka pasur asnjë reagim, asnjë përgënjeshtrim, asnjë denoncim në gjykatë për shpifje nga vetë ministrat.

Ato ose kanë heshtur ose kanë dhënë deklarata evasive. Si shembull merr Lindita Nikollën e akuzuar se sapo ka blerë një vilë të re në Lundër. “Voto Vetingun”, kjo ishte përgjigja e saj kur akuzat iu përsëritën në parlament. Një përgjigje si kjo, Berisha e quan “gjethe fiku” me të cilën Nikolla tenton të mbulojë lakuriqësinë e korrupsionit.

As për videot erotike që ka përmendur Ylli Manjani nuk ka pasur asnjë reagim, vë në dukje Berisha.

“Mendoj se qeveria do te donte ti mohonte keto akuza, ose Rama te shfrynte ne nje menyre apo ne nje tjeter kundra tyre, por frika se Manjani mund te paraqese kopjen e videos qe disponon publikut, i mbylli gojen atij dhe qeverise qe s’pushon per asnje çast, 18 ore ne dite per cdo gje!” shkruan ish kryeministri duke shpjeguar heshtjen e qeverisë.

Bashkë me shpërthimin e portaleve online në tregun mediatik, është rritur shqetësimi për këtë lloj të ri gazetarie.

Vetë gazetarët janë në dilemë, nëse shpejtësia që i ofroi interneti dhe zhvillimi teknologjik i bën të jenë më pranë të vërtetës, e cila shpeshherë është e mërzitshme, apo kjo shpejtësi nxit publikimin lajmit të paverifikuar dhe të pavërtetë, i cili në shumicën e rasteve është skandalistik dhe tërheqës. “Fake neës” është bërë kryefjalë e politikanëve që akuzojnë mediat për fabrikim të lajmeve. Rasti më i mirë është ai i Donald Trump.   

Nga një këndvështrim tjetër, çdo ministër që do t’i përmendte në publik këto akuza, thjesht do ta amplifikonte më tej diskutimin për “skandalet seksuale”. Kjo mund të jetë arsyeja se përse ministrat heshtin për situata që duken të pabesueshme.

Por nga ana tjetër, askush nuk e besoi Sali Berishën, kur paralajmëroi në kuvend ngritjen e avionëve me drogë nga Divjaka. Një javë më pas, rrota e avionit që ngeci në rërë, i ngriu buzëqeshjen të gjithë atyre që e tallën. Edhe në rastin e skandaleve seksuale të ministrave, Berishës i duhet sërish një provë për të qenë i besueshëm, ose një “rrotë avioni”, që do t’i hiqte dyshimet e ndjekësve të tij në rrjetet sociale.