• |
ide | kryesore

E konfirmon vetë Enrique: Në fund të sezonit iki nga Barcelona

Arkiva, Sport
sndsdnd-650x358.jpg


Pas fitores ndaj Sporting Gijonit me rezultat 6-1, Luis Enrique ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij. Trajneri spanjoll ka thënë se nuk do të jetë pjesë e Barçës në sezonin e ri, duke konfirmuar kështu largimin gjatë verës.

“Kështu është mënyra ime e punës dhe duhet të largohem. Kam nevojë për pushim. E falënderoj klubin për besim, ishin vite të paharrueshme”, ka thënë Enrique.

Aktualisht Barcelona është në vendin e parë në La Liga me 57 pikë, dy më shumë se Real Madridi, por Los Balancos kanë dy ndeshje më pak.