• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mavraj shkakton penallti, Hamburgu eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

Arkiva, Sport
Mavraj-vs-Gadbah-490x368.jpg


Pas disfatës shkatërrimtare 8-0 me Bajernin në fundjavë, Mërgim Mavraj u zotua se Hamburgu “do ta flakte jashtë stadiumit” Borusia Menshengladbahun. Mirëpo fusha e lojës dha tjetër verdikt, pasi skuadra e qendërmbrojtësit shqiptar u mposht 2-1 në shtëpi duke u eliminuar nga çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Një pjesë të përgjegjësisë në këtë disfatë e ka pikërisht 30-vjeçari, i cili pengoi në zonë Patrik Herrmanin duke shkaktuar penalltinë e shndërruar në gol nga Lars Shtindl, që u dha miqve epërsinë në të 53-n. Tetë minuta më pas braziliani Rafael dyfishoi po nga pika e bardhë, kësaj radhe pas një faulli të Ostrzolekut ndaj Hofmanit. Goli i amerikanit Bobi Ud në shtesë (92’) nuk i mjaftoi ekipit vendas të shmangte disfatën.