• |
ide | kryesore

VIDEO/ Nota e Strakoshës në derbin e parë me Romën

Arkiva, Sport
strakoshya-1.jpg


Portieri shqiptar Thomas Strakosha zhvilloi derbin e parë në Itali në ndeshjen e Kupës Lazio – Roma (2-0). Shqiptari arriti të mbajë të paprekur portën dhe komentet e mediave italiane ishin mjaft pozitive për të riun e talentuar. Strakosha u vlerësua me notën 6.5, mjaft e mirë për të.  

“U thirr edhe një herë për të mbrojtur portën për shkak të dëmtimit të Marchetti-t, portieri shqiptar konfirmoi paraqitjet e mira të këtij edicioni. Nuk ka frikë, pavarësisht se gara mund ta impresionojë. Është gjithmonë gati dhe reagues, bllokon me siguri tentativat e verdhekuqve dhe e tejkalon veten kur devijon një goditje të Emerson Palmieri drejt e në rrjetë. Inzaghi kërkoi që porta të mbetej e paprekur dhe shqiptari ia plotësoi dëshirën shkruajnë” – mediat italiane./lapsi.al/