• |
ide | kryesore

Nuk u pa në TV/ Lojtarët e Real dhe Las Palmas u rrahën në tunel

Arkiva, Sport
c53bwcbwgaefypg_1488461651-9594353.jpg


Barazimi emocionues 3-3 i Real Madridit me Las Palmas mbrëmë ka pasur një përfundim kontrovers. Gjyqtari David Jose Fernandez Borbalan ka zbuluar në raportin e ndeshjes së ka ndodhur një përleshje mes lojtarëve në tunel, pas përfundimit të ndeshjes, transmeton Express.

Ai ka shpjeguar: “Sapo shkuam në dhomë të zhveshjes pasi që kishte përfunduar loja, dëgjuam zëra të zhurmshëm që vinin nga tuneli. Të alarmuar nga kjo, dolën nga dhoma jonë e zhveshjeve dhe e gjetëm një numër lojtarësh dhe trajnerësh duke argumentuar zëshëm. Nuk kemi mundur ta vërejmë se kush ishte saktë i përfshirë sepse sapo na panë, u ndanë dhe vazhduan drejt dhoma të tyre të zhveshjeve pa pasoja të mëtutjeshme.”/Express/