• |
ide | kryesore

Suedia kthen shërbimin ushtarak të detyruar 

Arkiva, Planet
sweedish army.jpg



Qeverisa suedeze ka vendosur të rikthejë shërbimin e detyruar ushtarak për të gjithë ata që kanë lindur pas vitit 1999.

Shërbimi i detyruar ushtarak ishte hequr në vitin 2010, por edhe pse Suedia ka pothuajse dy shekuj që nuk përballet me konflikt të armatosur, të mosqënit anëtare e NATO-s dhe rritja e kërcënimit rus duket se kanë sjellë këtë vendim.

Rusia ka paralajmëruar më herët se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk do të përlqehej nga Moska dhe çështja e anëtarësimit në NATO është debatuar gjatë në të dyja vendet.