• |
ide | kryesore

Kontenierët me plehra të zhdukur në Shqipëri, antimafia italiane nis hetimet

I pakategorizuar
cover.JPG


Sipas gazatës italiane “Roma”, Italia ka nisur një hetim për zhdukjen e kontenierëve me lëndë kimike, nën koordinim e Antimafias Italiane (DIA). Në këtë hetim ka bashkëpunuar edhe vendi ynë. Dokumentet në posedim e gazetës tregojnë se në vitin 2016 të 1300 kontenierë, 22 ton secili (28,600 ton) dhe të destinuara zyrtarisht për në Dresla, të Maqedonisë, nuk e kanë kaluar kufirin.

Gjithashtu “Roma” shkruan se konteinerët kanë “humbur” në vijën kufitare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në portin e Durrësit ngarkesa është ulur në vitin 2016. Kjo është konfirmuar nga numrat e autoriteteve portuale të Gioia Tauro dhe Durrësit në posedimin e gazetës.

“Në vitin 2016 kompanitë ndërkombëtare të anijeve kanë dorëzuar 24,816 kontenierë nga e gjithë bota dhe në tranzit nga porti italian i Gioia Tauro”, thuhet në raportin zyrtar të vitit të kaluar. “Nga këta, 2604 janë adresuar në Maqedoni.” Por, në kufirin e “Qafë Thanës,” që ndan Shqipërinë dhe Maqedoninë, këto kontenierë nga 22 ton secili nuk kanë kaluar të gjithë, por vetëm 1,140.”, shkruan gazeta italiane.

Gazeta pyet “Pra, ku janë?

Gjithashtu ajo shkruan se autoritetet maqedonase kanë nisur një hetim për disa kohë. Shumë spekullojnë se janë fshehur në tunele të nëndheshme dhe bunkerë vigan të ish-regjimit komunist në Shqipëri.

Qeveria shqiptare, vitin e kaluar, u përpoq vazhdimisht për miratimin e një ligji, që lejon importin e mbetjeve urbane dhe industriale nga vendet europiane, kryesisht Italia. Mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, reforma ka provokuar shumë kundërshtime, përfshi edhe ato brenda koalicionit qeverisës.  

Po ngarkesa e kontenierëve ku ka përfunduar?

“Sondazhi i kryer nga policia italiane ka theksuar mundësinë që mbeturinat janë varrosur në Shqipëri,” shpehet hetuesi. “Sipas informacioneve tona Shqipëria është përfshirë në biznesin e mbetjeve. Në disa rajone të vendit mbeturinat jane fshehur, ose djegur. Shpesh, përveç mbeturinave normale, mbetjet e rrezikshme edhe janë importuar edhe. Hedhja e paligjshme e mbeturinave qarkullon shuma të mëdha parash. Mafia kontrollon këtë trafik”, shkruan gazeta “Roma”