• |
ide | kryesore

Rikthehet Fatos Nano, por si aktor filmi

Arkiva, Paparazzi
screenshot-10_1488662222-3816773.jpg



Regjizori i filmit “Drejt Fundit”, Drilon Hoxha ka prezantuar ndjekësve në profilin e tij në Instagram, projektin e tij me te fundit

Në foton që ai ka publikuar  është një nga aktorët e filmit “Drejt Fundit” , Klark Morinaj bashkë me ish kryeministrin Fatos Nano.

Bashkëngjitur me foton, regjisori shkruan : “Ckemi? Një pershendetje nga Klark Morinaj dhe Fatos Nano. Gjëra te reja po vijne”.

Burime për dritare.net, thonë se statusi i regjizorit të suksesshëm, ndoshta ka nxjerrë një sekret për Nanon. Mbase Fatos Nano, do të eksperimentojë në fushën e aktrimit. Nuk dihet nëse filmi do të jetë për vetë ish kryeministrin apo ai thjesht do të ketë pranuar te jete figurant brenda filmit. 

Ky nuk është një rast i pangjashëm. Edhe Donald Trump e ka bërë këtë në filmin “Trump Unauthorized“