Atletja shqiptare Luiza Gega është renditur e 5-ta në Kampionatin Europian të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd. Në garën finale të 1500 metrave për femra, ajo regjistroi kohën 4 minuta 11 sekonda e 64 të qindtat, duke e mbyllur garën rreth 9 sekonda pas britanikes që u shpall kampione, Laura Muir. Gega e përmirësoi me rreth 2 sekonda kohën që regjistroi në baterinë kualifikuese ditën e djeshme, por ishte shumë lart rezultatit të saj më të mirë që është 4 minuta 6 sekonda e 89 të qindtat./panorama/
VIDEO/ Luiza Gega e pesta në Europë
Arkiva, Sport
![gega-rezultatet-470x262.jpg](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2017/03/gega-rezultatet-470x262.jpg)