• |
ide | kryesore

VIDEO/ Napoli fiton me Romën, por Hysaj…

Arkiva, Sport
2015-635856398790590111-59.jpg


Napoli fitoi 2-1 në Romë duke u afruar vetëm një pikë më pak se verdhekuqtë që ndodhen ende në vendin e dytë. Në këtë ndeshje shkëlqyen padyshim sulmuesi i Napolit, Mertens që shënoi 2 golat dhe portieri Reina që bëri disa pritje të mira. Mbrojtësi shqiptar Elsedid Hysaj luajti titullar në këtë ndeshje. Shqiptari bëri një ndeshje më të mirë se ato të kohëve të fundit, por nën paraqitjet mbresëlënëse të një sezoni më parë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari nuk gaboi shumë, por mbeti pika më e dobët e mbrojtjes së Napolit. Hysaj vlerësohet me notën 6 ndërsa për të shkruhet: “Rrezikon me anë të një gabimi të çojë Romën te porta në pjesën e dytë, por prova në total ishte pozitive. Napoli doli shpesh në sulm nga krahu i tij duke e mbyllur si lojtari me më shumë topa të luajtur, plot 60.”/lapsi.al/