• |
ide | kryesore

Shinzo Abe Kryeministër i Japonisë deri në vitin 2021

Arkiva, Planet
shinzo abe.jpg



Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2021. Kjo pasi Partia Liberal-Demokrate (PLD) në pushtet në Japoni, vendosi sot t’i mundësojë krerëve të saj që të zgjasin mandatet e tyre.

Abe do të bëhet kështu Kryeministri i pasluftës me më shumë vite në pushtet.

Të mbledhur në kongres në Tokio, PLD-ja vendosi të zgjasë me tre mandate, kundrejt dy që është aktualisht, numrin e mandateve të mundshme për krerët e saj.

Pa këtë masë, Shinzo Abe-s do t’i duhej të tërhiqej nga drejtimi i partisë dhe për pasojë edhe nga posti i Kryeministrit në Shtator 2018, ndonëse PLD-ja vazhdon të jetë në pushtet. /LAPSI.AL/