• |
ide | kryesore

30 burra përdhunojnë adoleshenten dhe publikojnë videon në internet

Arkiva, Planet
perdhunimi ok.jpg



Policia braziliane është vënë në ndjekje të më shumë se 30 meshkujve të dyshuar për përdhunimin e një adoleshenteje në Rio de Janeiro, duke e regjistruar ngjarjen e duke e publikuar videon nëpër rrjete sociale.

Vajza 16-vjeçare është shprehur se me siguri duhet të jetë droguar pasi kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj ditën e shtunë, teksa më pas ishte zgjuar në një tjetër shtëpi, e rrethuar prej agresorëve.

Policia ka lëshuar disa urdhërarreste, përfshi edhe për të dashurin e saj.

Agresioni ka provokuar një fushatë nëpër rrjetet sociale kundër asaj që aktivistët e quajnë “kulturë të përdhunimit” në Brazil.

Duke folur për mediet lokale, nëna e vajzës së përdhunuar tha se familja e saj e kishte parë videon dhe kishte qarë.

“Bëra gabim që e pash atë video. Kur mësuam mbi ngjarjen nuk po besonim se ç’kishte ndodhur. Është një krim i madh dhe një situatë tepër depresive”, tha ajo për gazetën “Folha de Sao Paulo”.

“Vajza nuk është mirë, është konfuze sepse kjo ishte një ngjarje e rëndë”.