• |
ide | kryesore

Erdogan kërcënon Merkel: Po të dua, vij që nesër në Gjermani dhe bëj kryengritje

Arkiva, Planet
Erdoi.jpg



Presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka akuzuar Gjermaninë, për shkak të ndalimit të disa tubimeve dhe paraqitjeve të ministrave turq në Gjermani, si “nje praktikë naziste”, gjë që në Gjermani ka shkaktuar reagime shumë të ashpra.

Megjithatë deri tani nuk ka ndonjë vendim për ndalimin e ardhjes së minsitrave turq në Gjermani. Autoritetet gjermane thonë se pikërisht ky edhe është qëllimi i Erdoganit: që të shkallëzojë situatën edhe më shumë dhe që këtë ta shfrytëzojë për fushatën e tij në Turqi.

Ndërkohë vet Erdgoan ka shkuar një hap më larg në akuzat ndaj Gjermanisë. “Sikur të doja, nesër mund të vi në Gjermani. Nëse nuk më lejoni të futem atje apo nuk më lejoni të flas në ndonjë tubim, atëherë do të bëj një kryengritje”, kërcënoi Erdogani, i cili pretendon që fushatën për ndryshimet kushtetuese ta shtrijë edhe në mesin e turqëve në Gjermani.

Autoritetet gjermane i kanë dënuar ashpër këto deklarata.