"/> Turqi/ Arrestohet një 33-vjeçare ruse për vrasjen e ambasadorit Karlov  - Lapsi.al
  • |
ide | kryesore

Turqi/ Arrestohet një 33-vjeçare ruse për vrasjen e ambasadorit Karlov 

Arkiva, Planet
karlvo.jpg



 

Një grua me origjinë ruse është vënë në pranga në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, raportojnë mediat turke.

Mediat citojnë burime të paidentifikuara policore, sipas të cilave gruaja e identifikuar si Yekaterina B. 33 vjeç është arrestuar në Ankara.

Dyshohet se e arrestuara ka pasur lidhje me policing 22-vjeçar Mevlut Altintas, i cili në Dhjetor qëlloi për vdekje ambasadorin rus në Qendrën Kulturore në Ankara.

Gjatë sulmit, Altintas bërtiti “Mos e harroni Aleppon” dhe tha disa fjalë të tjera të cilat duket se i referohen përfshirjes së Rusisë në luftën në Siri.

Ai më pas u vra nga forcat speciale turke. Policia turke më herët ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, përfshirë një polic, të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e ambasadorit Karlov. /LAPSI.AL/