• |
ide | kryesore

“Fake News”/ Facebook gjen mënyrën për t’i eliminuar

Arkiva, Planet
Topic - Facebook.jpg



“Fake News” duket se janë kthyer në një fenomen shqetësues për gjigandin Facebook. Për një kohë të gjatë, Facebook i ka rritur përpjekjet e tij për të hequr tërësisht nxitjet për faqet të cilat kanë përhapur informacione jo të vërteta me qëllim të keq.

Rrjeti social së fundmi ka shtuar edhe butonin “Dispute” me të cilin dëshiron që njerëzit dhe faqet e tjera të verifikuara ta kontestojnë përmbajtjen mashtruese që po qarkullon në Facebook.

Butoni ‘Dispute’ i lejon përdoruesit ose vëzhguesit e dezinformatave të etiketojnë një përmbajtje të veçantë të lajmeve si të pavërteta.

Sipas publikimit të botuar nga Gizmondo thuhet se Facebook gjithashtu është duke e përgatitur listën e publikuesve me përmbajtje të rreme dhe dezinformata, dhe ndaj këtyre faqeve do të shtojë sanksione në mënyrë që ta zvogëlojë numrin e këtyre lajmeve të pavërteta në faqen e tyre. /LAPSI.AL/