• |
ide | kryesore

Napoli eliminohet, por do t’ju habisin komentet për Hysajn

Arkiva, Sport
elseid-hysaj-napoli-serie-a_dtoahnb4qqlq18oe9a50to163.png


Mbrojtësi i majtë i Napolit Elseid Hysaj luajti për 90 minuta në sfidën e humbur ndaj Real Madrid 1-3 në “San Paolo”. Shqiptari kishte një detyrë të vështirë të ndalte një nga anësorët më të mirë në botë si Marcelo. Mediat italiane i kanë vënë notën 6, nga më të mirat te mbrojtja e Napolit.

Për shqiptarin mediat italiane shkruajnë: “Një ndeshje e luajtur me shumë kujdes nuga anësori shqiptar. I mirë në lëvizjet në fazën mbrojtëse, por edhe atë sulmuese duke marrë parasysh që në krahun e tij luante Marcelo që në pjesën e parë nuk kaloi asnjëherë në brendësi të zonës. Bravo edhe në pjesën e dytë pasi bëri presion lartë në fushë duke dhënë topa te shokët e tij”.

Edhe “Eurosport”, mjaft i hidhur në të kaluarën me shqiptarin, i ka vënë notën 6 duke shkruar: “E mbajti mirë Cristiano Ronaldon duke bërë që portugezi të lëvizë në qendër për të qenë i rrezikshëm përpara. E vetmja pengesë? Nuk bëri ndonjë gjë të madhe në fazën ofensive pasi e mori pak herë krahun për të krosuar”.

Por për këtë kritikë ka një shpjegim “Calciomercato” që thotë se “Hysaj e mbrojti mirë Ronaldon duke bërë që mos dalë shumë në sulm”.

Notën më të ulët (5.5) ia vendos portali “TuttoNapoli” që ndjek skuadrën e Sarrit, megjithatë e vlerëson lojën e tij. “U kalua nga Ramos në golin e dytë. Nuk është megjithatë autor i një figure të keqe duke e hequr me personalitet topin nga këmbët e Ronaldos”./lapsi.al/