• |
ide | kryesore

VIDEO/ Real i jep përgjigje “mbretërore” Napolit

Arkiva, Sport
reali_1488922600-9128866.jpg


Real Madrid është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Napolin me rezultat të përgjithshëm 6-2. Djemtë e Zinedine Zidane fituar edhe në “San Paolo”, sërish me rezultatin 3-1. Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar përmes Dries Mertens në minutën e 24’. Por, Los Blancos reaguan në pjesën e dytë, ku kapiteni Sergio Ramos shënoi për 1:1 në minutën e 52’të, dhe pesë minuta më vonë Mertens shënoi autogol pas gjuajtjes së Ramos, kurse Morata realizoi në minutën e 90’ për 1:3. Për 90 minuta luajti edhe shqiptari Elseid Hysaj.