• |
ide | kryesore

Dortmundi eliminoi Benfican me kthim rrezultati

Arkiva, Sport
dortmund_1489008408-4107904.jpg


Borussia Dortmund është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Benfican pasi e mposhti me rezultat të përgjithshëm 4:1

Borussia Dortmund ka siguruar biletën për çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Djemtë e Thomas Tuchel, të cilët humbën 1:0 në Portugali, kanë fituar bindshëm në ndeshjen e kthimit në Gjermani në “Signal Iduna Park”, duke mposhtur Benfican 4:0.

Golat për Dortmundin i shënuan Pierre-Emerick Aubameyang (4’, 61’ dhe 85) si dhe Christian Pulisic (59’).

Kështu Dortmundi siguron biletën për fazën tjetër duke eliminuar Benfican me rezultat të përgjithshëm 3:1.