• |
ide | kryesore

Trajneri i PSG-së jep tre arsye për humbjen ndaj Barcelonës

Arkiva, Sport
unaiemery-cropped_pon10yph91vt1i6ekdx6ekvc5.jpg


“Përse humbëm sot? Për tre motive. I pari, sepse lojtarëve tanë u mungoi personaliteti në disa momente të ndeshjes. Së dyti, për shkak të vendimeve të arbitrave. Kështu ishte për të dyja penalltitë. Së treti, për shkak të kundërshtarit që kishim përballë”. Janë fjalët e Unai Emery, trajner i PSG-së që flet për mediat pas humbjes në “Camp Nou”.

“Pati edhe një problem të moseksperiencës? Nuk e besoj. Duhej të punonim që të ishim të përgatitur për çdo situatë. Ia arritëm por disa vendime të arbitrave na penalizuan. Është e vështirë të bëj një vlerësim tani. A prisja që ndeshja të mbyllej 3-1 kur nisi minuta e 88-të? Patëm 3 raste për ta mbyllur ndeshjen me Cavani dhe Di Maria… Ky stadium është unik në mënyrën se si i shtyn lojtarët, por ne duhet ta përballonim në minutat finale”./lapsi.al/