• |
ide | kryesore

VIDEO/ Sekondat drithëruese si Barcelona bëri përmbysjen dhe historinë!

Arkiva, Sport
suaaaaa_1489005503-107063.jpg


Barcelona bën historinë! Katalanasit përmbysën gjithçka ndaj Paris Saint Germain duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Luis Enrike e nisi trakimin me humbjen e thellë 4-0 të takimit të parë, por u duk që në fillim dëshira për të fituar dhe për të bërë “remuntadën” e madhe. Asnjë ekip në historinë e Ligës së Kampioneve nuk ka mundur të përmbysë një rezultat të tillë. Shënoi shumë shpejt me Suarez në minutën e 3-të. Pastaj një autogol i Layvin Kurzaëa pas një futjeje në zonë të Iniesta. Kështu mbyllet pjesa e parë. Në të dytën katalansit fitojnë një penallti që e kthen në gol Neymar duke arritur në 3-0. Kur vendasit po kërkonin golin e barazimit erdhi shokimi. Cavani arrin të shënojë një supergol nga jashtë zonës duke e vështirësuar gjithçka për skuadrën e Messi dhe Neymar pasi tashmë duheshin edhe 3 gola të tjerë, por Barcelona është …Barcelona. Kur duheshin edhe 2 minuta të mbaronte koha e rregullt (88) Neymar shënon sërish duke zgjuar shpresat.  Do të ishte sërish braziliani që do të kthente në gol një penallti të fituar në minutën e 91-të. E gjithë PSG kthehet në mbrojtje duke numëruar sekondat e fundit të 5 minutave shtesë. Por një kros në zonë u shfrytëzua në mënyrë perfekte nga S.Roberto që çon në “qiellin e shtatë” mijëra tifozë katalans, dëshmitarë në një ndeshje të madhe. E kishte paralajmëruar me ironi Luis Enrike para takimit: “Do të mundohemi pak për të shënuar golin e gjashtë”. Tashmë Barcelona e ka fituar këtë kompeticion të Ligës së Kampioneve pavarësisht kush shkon në finale. /lapsi.al/