• |
ide | kryesore

Flet De Biasi: Italia ka Belotti, Insigne dhe Candreva, ndërsa ne…

Arkiva, Sport
De-Biasi-Albania-560x391.jpg


Trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biasi ka folur rreth ndeshjes së grupit ndaj vendlindjes së tij, Italisë, ndeshje kur sipas tij futbollistët shqiptarë duhet t’i japin nga vetja 150 për qind dhe jo vetëm 100%. Italia është një kundërshtar i fortë, por De Biasi edhe pse e njeh mirë forcën e saj, e di se Shqipëria i ka shanset e saj. Sipas, trajnerit të kombëtares, ndeshja ndaj Italisë do të jetë shumë e vështirë pasi përballen me një skuadër që ka në gjirin e saj futbollistë me formë të lartë.

“Përballemi me një skuadër të fortë me lojtarë në formë, si Belotti, Insigne apo Candreva, lojtarë me kualitet dhe që po luajnë me vazhdimësi”, – ka thënë fillimisht De Biasi, transmeton SuperSport.

“Ne duhet të përgatitemi jo me 100 por me 150% për t’ju kundërvënë atyre. Lojtarët duhet të luajnë edhe disa ndeshje deri në atë sfidë dhe të shohim si do të arrijmë, por do përpiqemi të nxjerrim më të mirën tonë për t’i shfrytëzuar shanset. Ndeshjet nuk janë kurrë të humbura para se t’i luash. Duhet t’i luash dhe pastaj varet shumë se si i luan dhe si i përgatit”, – përfundoi trajneri i kombëtares shqiptare.