• |
ide | kryesore

Mediat franceze kryqëzojnë PSG pas disfatës

Arkiva, Sport
20170309_090350.png


Menjëherë pas humbjes së mbrëmshme 6 -1 i gjithë shtypi sportiv francez e ka vënë në bankën e të akuzuarve PSG. Gazeta më e madhe L’equipe  titullin e saj kryesor e kishte: “Të pakualifikuar”. Ajo shkruante se humbja e turpshme ndaj Barcelonës, me 3 gola në 7 minutat e fundit është historikisht ngjarja me e rëndë për gjithë skuadrat franceze të klubeve në kupat europiane. E përditshmja theksonte se kjo disfatë do të ndryshojë radikalisht gjithë projektin e sheikëve nga Katari për Parisin. (Lapsi.al)