• |
ide | kryesore

VIDEO/ Në Itali do të ndërtohet stadiumi “Rilindja”

Arkiva, Sport
Stadio_Fiorentina_2_mediagallery-article.jpg


Fiorentina prezantoi projektin përfundimtar për stadiumin e ri. Impianti do të ketë 40 mijë vende dhe do të kushtojë 420 milion euro. Stadiumi do të quhet “Rilindja violë” për shkak të periudhës së Rilindjes që Firence përfaqëson. Projekti do të ketë një hapësirë prej 48 hektarësh. Pjesë e tij do të jetë edhe një hotel me 200 vende, një qendër tregtare, një parkim i lidhur me linjën e tramvajit. 700 vende të parkimit do të jenë të mbuluar. Në brendësi do të ketë edhe një muze 700 metra katror, një restorant 1300 metra katror me pamje nga fusha dhe 10 hapësira ndenjjeje. Tifozët nuk do të merakosen për kushtet atmosferike pasi stadiumi ka menduar si për të ftohtin ashtu edhe për shiun. Guri i parë do të vihet në 2019-ën dhe koha e ndërtimit do të jetë 2 vjet./lapsi.al/