• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pas triumfit me PSG, Barcelonën e mund Deportivo

Arkiva, Sport
14893386228884-470x256.jpg


Festa për suksesin ndaj PSG-së ka zgjatur shumë më pak se sa mendonte Barcelona. Pasi ik shënoi 6 gola PSG-së, skuadra e Luis Enrikes u mund sot nga Deportivo La Korunja me rezultatin 2-1. Në takim mungoi Neymar duke u pasqyruar shumë te loja e katalansve. Vendasit shënuan të parët me Hoselu pas një rrëmuje në goditje nga këndi. Katalanasit barazuan shumë shpejt në fillimin e pjesës së dytë me Suarez. Ndërsa pritej që Barcelona të bënte kthesën Deportivo përdori presing të lartë duke i bllokuar pikat e pasimit skuadrës katalanase dhe duke e gjetur shpesh të zbuluar në prapavijë. Goli i fitores 2-1 u shënua nga Bergantino pas një tjetër goditje nga këndi në minutën e 74-t. Barca pati disa raste në minutat e fundit, por pa mundur të ndryshojë shifrat. Kjo humbje mund t’i kushtojë shumë në garën për titullin në Spanjë.